Të shtëna me armë janë dëgjuar mesditën e së enjtes në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Rastin e ka bërë të ditur Polica e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2020 – 12:41. Ankuesit meshkuj kosovarë, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati”, ka njoftuar policia.