Në 24 orëshin e fundit në Spitalin e Pejës 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent, ndërsa 18 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Në të njëjtin spital aktualisht janë duke u trajtuar 21 pacientë të prekur me COVID-19. 14 nga këta pacientë janë në Oksigjeno-terapi, kurse pesë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve një pacientë është shëruar nga COVID-19 në Spitalin e Pejës.
“Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,052 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u theksua se përgjatë kësaj kohe u kryen 93 shërbime Radiologjike, 56 Rentgena, 20 EHO dhe 17 CT-ja.