Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka treguar se vetëm sot 526 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK’së, si dhe në spitalet rajonale në Kosovë.
Në takimin e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, Krasniqi tha se nga 1 janari deri më sot, numri i pacientëve në këto klinika dhe spitale sillet rreth 500.
“Situata paraqitet e menaxhueshme dhe nën kontroll. Nga 1 janari deri më sot numri i pacientëve në klinika COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale sillet rreth 500. Sot më 22 shkurt janë të shtrirë 526 pacientë, prej tyre 370 me oksigjeno terapi, 21 në gjendje me të rëndë, 7 në respiratorë në gjendje më të rëndë dhe 24 ventilim mekanik”, ka treguar ai.
Krasniqi ka folur edhe për furnizimin me barna të cilat janë të nevojshme për pacientët me koronavirus, derisa ka thënë se kanë furnizim me barnat e nevojshme.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/425504345441994