21 fëmijë, 12 vajza dhe 9 djem kanë lindur gjatë javës së kaluar në spitalin e Pejës.
Pos kësaj, spitali në Pejë bën të ditur se javën që lamë pas ka kryer mbi tre mijë vizita për pacientë tek mjeket specialist, 228 pranime të reja, 53 operacione të suksesshme dhe 201 seanca dialize.