Zëdhënësja e ATK-së, ka deklaruar se 205 punëtorë kanë denoncuar punëdhënësit e tyre për mos regjistrim.
“Ndërsa përmes veglës elektroni numri i punëtoreve, të cilët kanë raportuar punëdhënësin është 205. Secili rast i cili raportohet ne ATK menjëherë përcjellët ne regjionin përkatës për trajtim”, u shpreh ajo.
Sipas Bytyqi-Sefas, për çdo mos pagesë të tatimeve dhe kontributeve me kohë ndëshkimet vetëm kalkulohen.
“Afatet ligjore janë për çdo muaj të vitit d.m.th. është data e 15 e muajit në vijim për pagës të tatimeve dhe kontributeve. Për çdo mos pagese me kohë i kalkulohen ndëshkimet. Ndërsa ndëshkimet janë sikurse për shmangie tatimore, pasi që nuk ka dispozitë të veçantë për ndëshkim të mos deklarimit të punëtorit”, potencoi zëdhënësja e ATK-së për Front Online.
Ndryshe, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që punojnë në sektorin privat mund të verifikojnë nëse janë regjistruar apo deklaruar nga punëdhënësi i tyre në këtë link: https://apps.atk-ks.org/regemployer./FrontOnline/
ATK-ja aksion për formalizimin e punëtorëve në sektorin privat, 205 punëtorë denoncuan punëdhënësit