Saranda Gashi vuan nga sëmundja e tuberkulozit shoqëruar me disa sëmundje tjera.
Familjarë të saj po kërkojnë ndihmë nga qytetarët për Sarandën e cila tash e 3 muaj gjendet në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Bashkëshorti i saj tregon se Sarandës i është bllokuar komplet ana e djathtë e trupit., kështu që mbështetjen e vetme e gjen te ndihma juaj.
Ai thotë se është rast social dhe medikamentet që duhet t’i merr gruaja e tij, kushtojnë shumë shtrenjtë.
Për çdo ndihmë që mund t’i ofroni kësaj familje, ky është numri i Malsor Xhaferit 045805612.