Mediat austriake raportojnë se 20-vjeçari i vrarë Kujtim Fejzullahi me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut si dhe me shtetësi të Austrisë, ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS.
Sipas këtyre raportimeve, pak para sulmit, ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.
Vrasësi 20 vjeç që shkaktoi gjakderdhje në qytetin e Vjenës, kishte pasur probleme me ligjin edhe në të kaluarën. Ai ishte dënuar me 22 muaj burgim për anëtarësim në një organizatë terroriste me synimin që të evakuohej në Siri dhe të bashkohej me policinë terroriste të Shetit Islamik atje.
Duke folur në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm Karl Nehammer tha se personi i armatosur rëndë – i vrarë nga policia –ishte një mbështetës i grupit militant, Shtetit Islamik dhe se shtëpia e tij ishte kontrolluar ku është sekuestruar video-material.
Si pasojë e sulmit të përgjakshëm vdiqën pesë persona, në mesin e viktimave është edhe sulmuesi 20 vjeçar.
Viktimat e tjera janë dy gra dhe dy burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere, ndërsa gruaja e dytë vdiq nga plagët e saj në spital.
Të dyshuarit e sulmit në Vjenë janë ndërmjet 16 dhe 25 vjeç. Njëri nga ta ka lindur në Kosovë, raporton gazeta austriake “Heute“.