Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.293 teste dhe prej tyre 515 kanë rezultuar pozitivë ose 40 për qind e testeve të kryera.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1.194 persona./AlsatM