×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    20 punëtorë të “Trafikut Urban” u infektuan me Covid, 10 në vetëizolim

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Pandemia e Coronavirusti i ka prekur edhe punëtorët  e “Trafikut Urban”.

    Drejtori i kësaj ndërmarrje, Lulëzim Rexhepaj,  tha se 20 punëtorë kanë qenë të infektuar me COVID-19, ku 10 prej tyre janë në vetëizolim.

    “Deri më tani fatmirësisht nuk kemi pasur përhapje të madhe të infeksionit, kemi pasur vetëm 20 punëtorë të Trafikut, 10 janë në vetëizolim, pra në një formë mungesë në punë kanë qenë 30 punëtorë të “ Trafikut Urban”, tha Rexhepaj për Front Online.

    Ndërsa për ta parandaluar përhapjen e virusit, Rexhepaj tha se kanë  marrë disa masa, si formimi i Shtabit Emergjent,  reduktimi i stafit administrativ dhe pajisja me masat mbrojtëse për punëtorët.

    “Mendoj se kemi vepruar drejt dhe koha ka treguar se e kemi menaxhuar mirë situatën e kemi formuar Shtabin Emergjent dhe është bërë vlerësimi i prioriteteve, veprimet që do të ndërmerren në fillim të pandemisë, është blerë furnizimi me maska dhe me dorëza”, tha ai për Front Online.

    Vendimi i Qeverisë për reduktimin e udhëtarëve në mjetet e transporti, iu ka shkaktuar problem qytetarëve, pasi që ata po detyrohen të presin me orë për të gjetur vend në autobus.

    E lidhur me këtë drejtori i “Trafikut Urban”, tha se nuk mund të bëjnë më shumë pasi që nuk ka autobus të mjaftueshëm.

    “Është e vërtet dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve sepse të gjithë jemi duke u përballur më këto vështirësi na vie keq që qytetarët presin disa autobus të kalojnë për të gjetur një vend në mënyrë që të udhëtojnë, mirëpo në këtë situatë nuk mund të bëjmë më shumë sepse nuk kemi më tepër autobus, të gjithë autobusët janë të angazhuar”, tha tutje ai për Front Online.

    Drejtori Rexhepaj për Front Online, ka treguar edhe si do të punojnë autobusët e trafikut Urbanë për Festat e Fund Vitit.

    “Po për festat është orari i festave që ka reduktime është i njëjti me fund javë”, tha ai .

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Djali i Shkëlqen Haradinajt, Luan Haradinajt ia ka uruar ditëlindjen axhës së tij të ndjerë, Luan Haradinajt. Sot Luan Haradinaj do t’i...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Vizita e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, e ka kujtur ish-pjesëtarin e UÇK-së Luan Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai tha se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Driloni gjersa ishte duke qëndruar me Anisën e pyeti se sa lidhje ka pasur deri më tani. E ajo pati një përgjigje...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.