Luana Vjollca thuhet se po merr oferta të shumta pune që kur braktisi televizionin “Top Channel”.
Moderatorja thuhet se ka pranuar një ofertë marramendëse në shumën e 20 mijë eurove në muaj vetëm për moderimin e programit të saj.
Në media po përflitet se oferta ka ardhur nga televizionet në Kosovë, por për momentin nuk specifikohet se nga kush.
Luana Vjollca ndërkohë s’ka lënë as angazhimet muzikore ku prej kohësh ka punuar në studion e kompozitorit Darko Dimitrov.