Vetëm gjatë javës së fundit në komunën e Dragashit betejën nga COVID-19 e kanë humbur 2 qytetarë, deri sa gjatë kësaj periudhë kohore janë regjistruar edhe 19 raste pozitive me COVID-19, raporton “Front Online”.
Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), shihet se të dielën, dje, jetën nga COVID-19 e ka humbur në Prishtinë 1 qytetarë, si dhe është konfirmuar 1 rast i ri me COVID-19, deri sa të shtunën më 21.11.2020 nga COVID-19 nuk është evidentuar asnjë i vdekur, deri sa është konfirmuar 1 rast i ri me COVID-19.
Po ashtu, të premten 20.11.2020 nga testimet që janë bërë nga Instituti dhe laboratorët private te licencuara 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, deri sa të enjten më 19.11.2020 janë shtuar edhe 2 listës se të infektuarave në këtë komunë, raporton “Front Online”.
Po ashtu, edhe të mërkurën më 18.11.2020 në këtë komunë janë evidentuar 4 raste të reja të infektimit, deri sa martën më 17.11.2020 jetën e ka humbur 1 qytetarë, deri sa rastet pozitive të infektuar me COVID-19 nga testimet që janë bërë kanë qenë 5.
Gjithashtu edhe të hënën më 16.11.2020 betejën më COVID-19, në këtë komunë nuk është evidentuar asnjë i vdekur, deri sa raste të reja ishin konfirmuar 3 raste të reja të infektimit, raporton “Front Online”.
E diel 22.11.2020 1 vdekur 1 i infektuar
E shtunë 21.11.2020 0 vdekur 1 i infektuar
E premte 20.11.2020 0 vdekur 3 të infektuar
E enjte 19.11.2020 0 vdekur 2 të infektuar
E mërkurë 18.11.2020 0 vdekur 4 të infektuar
E martë 17.11.2020 1 vdekur 5 të infektuar
E hënë 16.11.2020 0 vdekur 3 të infektuar