Kadri Shala ka paralajmëruar vetëdorëzimin në Polici, kjo e fundit ka sekuestruar tri vetura të dyshuara.
“2 milionëshi” i vjedhur nga thesari i shtetit, po vazhdon të mbetet kryetemë në Kosovë.
Nga ky skandal, deri më tani është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Financave, ndërsa dhjetëra të tjerë janë duke u hetuar.
E gjatë së shtunës, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë sekuestruar tri vetura.
Këto vetura u sekuestruan gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës zhvilloi rreth orës 21:00 në Drenas.
Po në të njejtën ditë, u lajmërua për herë të parë, edhe vetë Kadri Shala.
Me anë të një letre të dërguar nga vëllau i tij, në redaksinë e Gazetës Express, dhe televizionit 7, Shala ka treguar se kur dhe si i ka marrë paratë.
Paratë që u vodhën nga Thesari i Shtetit, dyshohet që janë shpërndarë në dhjetëra llogari.
Shala ka treguar, që një gjë të tillë e ka bërë për shlyrje të obligimeve që ky ka pasur ndaj pesonave fizik e juridik.
Ndonëse, Policia e Kosovës, ende nuk e ka arrestuar, ky thotë që brenda 2-3 ditësh do të vetëdorëzohet, pasi që momentalisht gjendet jashtë shtetit.
E një vetëdorëzim i Shalës, sipas juristëve, mund të dërgoj deri në zbardhjen e të gjithë rastit.
Beqiri tregon se cka mund të ndodh tutje me personat që kanë përiftuar nga këto para.
Skandali i vjedhjes së 2.1 milionë euro ndodhi më 21 tetor, për një periudhë prej 8 minutash.