Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.M., i cili sipas akuzohet për veprën penale, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
M.M u dënua me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, pasi pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, i pandehurin paraprakisht e ka pranuar fajësinë sipas aktakuzës.
Me kërkesën e mbrojtjes ky dënim i’u zëvendësua me gjobë në shumë prej dymijë (2000) €.
I pandehuri M.M., akuzohet se më 11 qershor 2019 si gjeometër pranë Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, përpilon shkresën zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e vërteton dokumentin zyrtar.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.