Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje gjatë orës 2 të mëngjesit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familje në Suharekë.
Disa persona kanë hyrë në me forcë në bodrumin e QKMF-së dhe kanë vjedhur sasi të ndryshme të barnave.
Policia njofton se është duke u hetuar rasti.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i sigurimit, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në bodrumin e QKMF dhe kanë vjedhur sasi të ndryshme të barnave. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./FrontOnline/