Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se në këtë cilësi është i gatshëm të mbaj përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve ku kjo parti nuk e ka kaluar pragun.
Sherifi ka kërkuar që Nisma të zhvillojë zgjedhje të brendshme partiake dhe t’u mundësohet përfshirja aktive e të rinjve dhe të rejave në parti.
“Prandaj le të shfrytëzojmë procesin e brendshëm zgjedhor për të riorganizuar dhe ristrukturar partinë nga nëndegët, degët dhe deri te organet drejtuese qendrore. Përmes procesit zgjedhor duhet t’u mundësohet përfshirja aktive të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që janë të përgatitur dhe të gatshëm ta zhvillojnë dhe ta rrisin NISMËN Scialdemokrate”, ka shkruar Sherifi.
https://www.facebook.com/bsherifi/posts/10160638750398219