Kryetari në largim i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.
Teksa u pyet se a ka favoritë për kryetar të LDK’së.
Ai tha se nuk ka favorit për kryetar të LDK’së.
“S’ka favorit”, tha shkurtimisht ai para gazetarëve.
Ndryshe, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është parë tek zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasditen e së enjtes.
Pak kohë para se të fillonte mbledhja e kryesisë së LDK-së, Abbott kishte qëndruar në zyrat e kësaj partie.
Abbott përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në LDK, ka takuar kryetarin në dorëheqje, Isa Mustafën dhe nënkryetarin në dorëheqje të LDK-së, Lutfi Hazirin.
Ai tha se kanë diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve dhe perspektivat e LDK-së.
“Këtë pasdite takova Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK-së.”, shkroi shkurt Abbott.