×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Komuna e Pejës paguan edhe për punët që nuk janë kryer

    FrontOnline
    26 Korrik 2021

    Komuna e Pejës në disa raste ka paguar faturat për Operatoret Ekonomik edhe për punët që ata nuk i kanë kryer fare.

    Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) te kontrata për ndërtimin e shkollës së muzikës “Halil Kasapolli” në Pejë – faza e dytë, e nënshkruar me datë 28.06.2018 në vlerë 467,578 euro, punimet nuk ishin realizuar sipas planit dinamik siç parashihet me kontratë.

    Sipas planit dinamik punimet është dashur të përfundojnë më 31.12.2019, megjithatë punimet ende nuk kishin përfunduar dhe kontrata ishte ende aktive.

    Po ashtu komuna nuk kishte vazhduar sigurimin e ekzekutimit krahas vonesave të shkaktuara në realizimin e punimeve.

    “Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së mjeteve shtesë në dispozicion si nevoje e paraqitur për shkak të planifikimit jo të duhur të projektit si edhe fatkeqësitë natyrore ku gjatë procesit të punëve kanë ndodhur vërshime. Kurse shkak i mos vazhdimit të sigurimit të ekzekutimit ishte pakujdesia dhe neglizhenca nga zyrtarët kompetent” thuhet nw raportin e ZKA-sw, raporton “Front Online”

    Sipas auditorit në dy raste pagesat ishin realizuar për punët e pa kryera, si në vijim:

    Kontrata “Lot 3 Renovimi i shkollës 7 Shtatori në fshatin Vitomericë” e nënshkruar më12.06.2020 në vlerë prej 52,744.90 euro, vlera e pagesave për punë të pa realizuar ishte 1,900€ si më poshtë:

    Pozicioni 1-Furnizimi dhe montimi i një derë me dimensione 300x315cm, sipas situacionit të nënshkruar nga organi mbikëqyrës është realizuar pozicioni, ndërsa nga ekzaminimi fizik ky pozicion ishte i pa realizuar (vlera e punëve të parealizuara 500€), Pozicioni 2-Furnizimi dhe montimi i dy (2) dyerve me dimensione 220x315cm, sipas situacionit të nënshkruar nga organi mbikëqyrës është realizuar pozicioni, ndërsa nga ekzaminimi fizik ky pozicion ishte i pa realizuara (vlera e punëve të parealizuara 800€), Pozicioni 3-Furnizimi me material, transporti dhe vendosja e dyerve PVC me ngjyre të bardhë me dimensione 70/210 cm, sipas situacionit të nënshkruar nga organi mbikëqyrës janë realizuar tetë ( njësi nga ky pozicion, ndërsa nga ekzaminimi fizik konstatuam vetëm katër (4) njësi të realizuara, vlera e punëve të parealizuara 600 €, raporton “Front Online”.

    Kontrata “Rregullimi – kubëzimi i trotuarit në lagjen e Gjimnazit” e nënshkruar me dt.03.09.2020 në vlerë prej 37,870€, vlera e pagesave për punë të pa realizuar ishte 2,730€ si më poshtë: Pozicioni 3.2-Heqja e gurëve skajor ekzistues të dëmtuar dhe bartja e tyre deri në deponin me të afërt.

    Furnizim me material dhe vendosja e gurëve skajor prej betoni të markës C-35/45, për kufizimin e kubëzave në vende të caktuara në projekt me dimensione 15x25x100cm në bazament prej betoni me trashësi prej 15cm gjithnjë sipas rregulloreve EN 1340 për ketë dimension, pozicioni përfshin të gjitha testimet (edhe testimet e ngjeshmërisë); sipas situacionit të nënshkruar nga organi mbikëqyrës janë realizuar 750 njësi nga ky pozicion, ndërsa nga ekzaminimi fizik rezultojnë vetëm 106 njësi të realizuara (vlera e punëve të parealizuara 322€), pozicioni 3.3-Furnizim me material dhe vendosja e gurëve skajor prej betoni të markës C-35/45, për kufizimin e kubëzave në vende të caktuara në projekt me dimensione 10x25x100cm në bazament prej betoni me trashësi prej 15cm gjithnjë sipas rregulloreve EN 1340 për këtë dimension, pozicioni përfshin të gjitha testimet (edhe testimet e ngjeshmërisë); sipas situacionit të nënshkruar nga organi mbikëqyrës janë realizuar 550 njësi nga ky pozicioni, ndërsa nga ekzaminimi fizik rezultojnë 249 njësi të realizuara, vlera e punëve të parealizuara 2,408€, raporton “Front Online”.

    “Kryetari duhet të shtojë kontrollet në mbikëqyrjen e realizimit të projekteve në mënyrë që ato të përfundohen sipas planit dinamik dhe të mos hyj në obligime pa mbulesë financiare. Më tutje, duhet të siguroj që për të gjitha kontratat krahas vonesave në realizimin e punimeve të zgjatet edhe siguria e ekzekutimit.

    Po ashtu, kryetari duhet të sigurojë përmes menaxherëve të kontratave që në raportin e pranimit të përfshihen vetëm punët e realizuara” , raporton “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka treguar për takimin që e ka mbajtur me kryesinë e partisë, si...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit sa i përket gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare. Sipas infografikës së publikuar, më...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fundvitit, në mënyrë që qytetarët të ndihen sa...
    Të tjera
    Sport26 Dhjetor 2024
    Ylli i West Ham-it, Lukasz Fabianski, u nxor nga fusha me barelë në skena shqetësuese pasi pësoi një dëmtim në kokë. Portieri...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra automjete janë bllokuar në radhë, transmeton...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy pronarë të kompanive prodhuese nga Ferizaj dhe Malisheva. Kjo situatë ka vështirësuar...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Një debat është zhvilluar pasditen e sotme mes dy banorëve të  shtëpisë më të madhe në vend. Bëhet fjalë për Xhenetën dhe...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Debati mes Xhenetës dhe Drilonit ka vazhduar edhe më tej gjatë  pasdites së sotme. Në një moment, Xheneta i është kthyer ashpër ...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.