×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj tregon se a do të ketë PDK-ja zgjedhje të brendshme

    FrontOnline
    17 Mars 2021

    Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për medie para takimit të tij me strukturat qendrore të partisë.

    Ai është shprehur se është mbledhje e rregullt e cila mbahet çdo tre muaj brenda partisë.

    Tutje ai është shprehur se agjenda e takimit është rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, cilët ishin faktorët e rezultatit të dobët të PDK-së në zgjedhje dhe si PDK-ja do të dalë me koncept të ri politik pas këtyre zgjedhjeve.

    Hoxhaj gjithashtu ka përmendur se PDK ka diskutuar edhe për organizimin e partisë për zgjedhjet lokale.

    “Sot kemi në mbledhje të Këshillit Drejtues të PDK-së, është mbledhje e rregullt, mbledhjen e rregullt e kemi pasur në dhjetor dhe e kemi në traditë si PDK. Agjendë e takimit tonë është të bisedojmë rreth rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, cilët ishin faktorët dhe mbi të gjitha të bisedojmë se si ne si PDK do të duhej të dalim me një koncept komplet të ri politik se si t’i qasemi elektoratit dhe qytetarit, se si ta organizojmë PDK-në në nivel të degëve dhe nëndegëve dhe si të bashkëpunojmë me mediet dhe shoqërinë civile pasi PDK do të jetë front ndaj qeverisë dhe një opozitë e fuqishme dhe do të përfaqësojmë interest e qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse dialog i brendshëm i strukturave të PDK-së, do të bëhet analizë e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe do të dalim me vendime konkrete se si PDK-ja do ta bëjë opozitën, si të organizohemi për zgjedhjet lokale dhe si t’i përfaqësojmë sa më mirë interesat e qytetarëve.”, tha Hoxhaj.

    “Unë mendoj se nuk ka as iniciativë, as vendim, as nuk është lajm e as nuk do të jetë. Temë është fakti se si PDK duhet ta analizojë rezultatin zgjedhor dhe si do ta kemi një platformë komplet të re politike. Në cilat fusha duhet të jemi aktiv, si të organizohemi si grup parlamentar, si të kemi komunikim me qytetarët dhe mediet dhe për cilat pritje qëndron PDK-ja.”, tha Hoxhaj.

    Pyetur lidhur me çështjen e kryetarit dhe mundësinë e zgjedhjeve të brendshme në PDK, Hoxhaj është shprehur se PDK-ja e ka kryetarin në Hagë.

    “Ju e dini se ne e kemi kryetarin e partisë në gjykatë dhe unë mendoj se të gjithë qytetarët duhet të kenë konsideratë. Gjykata e ka goditur PDK-në dhe derisa ai është në gjykatë, nuk ka debat të tillë në PDK. Unë e kam bërë më të mirën të mundshme që ta bëj çdo votues të PDK-së krenar me të cilin e kemi arritur. A është rezultati i duhur? Nuk është. A është goditje për PDK-në? Po është. PDK-ja është e dyta përkundër numrit të vogël të deputetëve dhe kjo tregon se PDK-ja ka lidership. Ne do të rikthehemi në pushtet do të bëhemi subjekti i parë politik në vend, por qytetarët me 14 shkurt e kanë mandatuar z.Kurti, unë e kam marrë mandatin të qëndroj në opozitë dhe kështu do të vazhdojmë t’i shërbejmë qytetarëve të Kosovës.”, tha Hoxhaj.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.