Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë zbuluar 744 raste të reja, ndërsa 19 pacientë kanë humbur jetën.
“Janë kryer 2.505 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 744 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll. Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.