Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina raportoi 19 raste të reja të koronavirusit në kontinent për 19 tetor, nga 13 raste një ditë më parë, tha komisioni shëndetësor të martën, raporton Reuters.
Të gjitha infeksionet e reja u importuan, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.
Kina raportoi 24 pacientë të rinj asimptomatikë, krahasuar me 33 një ditë më parë.
Që nga e hëna, Kina kontinentale kishte 85,704 raste të konfirmuara të koronavirusit, tha autoriteti shëndetësor.
Numri i të vdekurve COVID-19 mbeti i pandryshuar në 4,634.