Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona.
Një person i kërkuar është arrestuar ditën e djeshme. I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur në Vushtrri.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.