Klubi italian, Empoli po kalon në një periudhë aspak të mirë sa i përket pandemisë COVID-19.
Në një njoftim zyrtar, Empoli skuadër ku luan edhe futbollisti shqiptar Nedim Bajrami, ka konfirmuar 16 raste pozitive me koronavirus.
Këto raste janë shfaqur në skuadrën e të rinjve, duke përfshirë, lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik.
Testimet janë kryer më 31 mars, teksa ditën e sotme u raportua se bëhej fjalë për plot 16 të infektuar.
Kësisoj është pezulluar aktiviteti i skuadrës te të rinjtë për 14 ditë, pasi të gjithë pjesëtarët e infektuar ndodhen të karantinuar në shtëpitë e tyre./FrontOnline/