×
  • Lajme
  • Lajme

    16 policë vdiqën nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë

    FrontOnline
    13 Mars 2021

    Covid-19 ua ka marrë jetën 16 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë është 1 mijë e 560 zyrtarë policorë janë infektuar, ndërsa 16 prej tyre kanë humbur jetën.

    Sipas Policisë së Kosovës, nga zyrtarët e infektuar me covid-19, 117 janë raste aktive.

    Referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19, Policia e Kosovës ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

    Me qëllim të mbrojtjes së zyrtarëve policor gjatë përballjes me pandeminë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime.

    “Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëvë policorë në lidhje me situatën rreth koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në objekte policore duke përfshirë pikat kufitare dhe stacionet policore dhe si dhe me qëllim të vetëdijësimit dhe informimit ka përgatitur postera, broshura me këshilla mjekësore si dhe ka mbajtur disa ligjërata informuese për pjesëtarët e policisë rreth parandalimit dhe ruajtjes së shendetit për pjesëtaret e saj. Poashtu ka shpërndarë maska dhe dezinfektues për rajonet e njësitet e saja policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për lajmi.net.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe se që nga muaji gusht i vitit 2020, kur hyri në fuqi ligji për parandalimin e covid-19, e deri më 08 mars, nga policët në terren janë shqiptuar 145 mijë e 772 gjoba për moszbatim të masave ndaj pandemisë Covid-19.

    Kurse, që nga fillimi i pandemisë, Policisë së Kosovës i janë shtuar 200 kadetë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.