Prokurori i rastit në Gjykimit e Salih Mustafës ka thënë se janë 5 dëshmitarë fillestarë, dhe 11 të tjerë që do të i thërrasin gjatë gjithë procesit, raporton Front Online.
“Sa i përket pyetjeve të përgjithshme, mbeten edhe më tutje disa hapa hetimorë që duhet të kryej prokuroria, ekziston një gjasë që në të ardhmen të nxirren edhe dëshmi të tjera. Prokuroria në këtë fazë nuk parasheh kryerjen e shpejtë të procedurave.
Zyra e prokurorit në këtë fazë mbështetet në 5 dëshmitarë, për qëllim të aktakuzës së konfirmuar dhe të mbështetet edhe në gjykim, edhe 11 dëshmitarë të tjerë dhe ky numër mund të ndryshojë varësisht nga rezultatti I hapave hetimore”, tha ai.
Prokurori më tutje tha se janë edhe prova shkresë në të cilat prokurori mbështetet.
“Prokuroi do të thërras 16 dëshmitarë ndoshta edhe të tjerë. Do të paraqiten prova shkresore, dokumente të UCK-së të asaj kohe si dhe dokumente të tjera”, tha ai.
Në anën tjetër, pala mbrojtëse e Mustafës nuk ka pasur komente shtesë pos atyre të parashtruara me shkrim, teksa s’ka dhënë as numër përfundimtar për dëshmitarë apo materiale shkresore./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3350222901727559/