-->
×
  • Vip
  • Vip

    “156 ditë spektakël” – Surpriza nga ajri emocionon Gjestin

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Një moment i veçantë dhe emocionues ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një surprizë nga ajri iu dedikua për Gjestin.

    Një parashutë fluturoi mbi oborrin e shtëpisë, duke mbajtur një mesazh të ndjerë: “156 ditë spektakël, faleminderit shumë”.

    GJesti, i cili ka kaluar tashmë më shumë se pesë muaj i izoluar në shtëpi, u habit nga numri i ditëve dhe e priti surprizën me shumë emocion.

    Teksa shikonte parashutën, ai nuk i fshehu ndjenjat e tij, duke shprehur mirënjohje dhe një ndjenjë reflektimi për rrugëtimin e tij të gjatë në këtë eksperiencë unike.

    Me humor, ai komentoi se brenda shtëpisë ndihet i plakur dhe madje i kanë rënë flokët, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë.

    Ndërkohë, sonte pritet një Prime i mbushur me dinamika të forta, me surpriza dhe diskutime të zjarrta.

    Një nga momentet më të rëndësishme të mbrëmjes është televotimi kokë më kokë mes Valbonës dhe Laertit, i cili ka ngjallur shumë interes te publiku.

    Fansat janë në ethe për të parë se cili prej tyre do të largohet nga gara dhe çfarë do të ndodhë më tej në rrugëtimin e banorëve.

    Atmosfera në shtëpi është gjithnjë e më elektrizuese, teksa finalja po afrohet dhe çdo moment merr një peshë të veçantë për banorët dhe shikuesit. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Vip27 Mars 2025
    Gjesti në spektaklin e së martës rrëfeu linjën e jetës, të mirat dhe të këqijat që ka kaluar. Pas kësaj, ai u...
    Vip26 Mars 2025
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, duket se ka siguruar realizimin e operacionit të nevojshëm për trajtimin e skoliozës. Përmes...
    Vip26 Mars 2025
    Gjesti ka diskutuar pas Prime-t me Eglin për raportin e tyre dhe i ka shprehur se: Jashtë kur të dalim do të...
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë ka për qëllim stabilitetin rajonal....
    Lajme27 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e dy komedianëve rusë të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po...
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Kenia është shteti më i ri dhe i fundit që njohu Kosovën. Kjo është bërë e ditur të mërkurën e 26 marsit....
    Vip27 Mars 2025
    Gjesti në spektaklin e së martës rrëfeu linjën e jetës, të mirat dhe të këqijat që ka kaluar. Pas kësaj, ai u...
    Lajme27 Mars 2025
    Ish-ministrja e tregtisë dhe industrisë, po ashtu edhe ish-ministre e Financave, tani deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami për FrontOnline, ka folur për...
    Lajme27 Mars 2025
    Analisti politik Bleron Baraliu, i cili dikur përkrahte fuqishëm Albin Kurti, ka komentuar rënien e kryeministrit në grackën e dy komedianëve rusë....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.