Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur të hënë mbrëma se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19, ndërkohë raste të reja pozitive janë 247.
Në Maqedoni vazhdon të jetë e rëndë gjenda me koronavirusin. Një ditë më parë u shënuan 22 vdekje për 24 orë.
Deri më tash, nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni kanë vdekur 934 pacientë, ndërkohë janë regjistruar 27.199 raste pozitive.