12:29 | 05 Gusht 2019
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë më 22 gusht për shpërbërjen e Kuvendit.
Haradinaj, ka thënë se ky është një veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
“Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opcion i vetëm dhe i domosdoshëm. Po ashtu, është për tu përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE.
Kthimi i mandatit te Sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
Sponsoruar
Të tjera
-
00:00 | 05 Korrik 2022
-
23:32 | 04 Korrik 2022
-
23:28 | 04 Korrik 2022
-
23:24 | 04 Korrik 2022
-
23:16 | 04 Korrik 2022
-
23:08 | 04 Korrik 2022
-
22:52 | 04 Korrik 2022
-
22:47 | 04 Korrik 2022
-
22:36 | 04 Korrik 2022
-
22:30 | 04 Korrik 2022
-
22:25 | 04 Korrik 2022
-
22:21 | 04 Korrik 2022