×
  • Kronika
  • Kronika

    14-vjeçarja nga Gjakova largohet nga shtëpia, shkon të bashkëjetojë me të dashurin 24 vjeç

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Një burrë nga Gjakova ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe është duke bashkëjetuar me një person.

    Express mëson se viktima është e moshës 14-vjeçare, derisa i dyshuari për bashkëjetesë me të është 24-vjeçar.

    Sipas burimeve të Gazetës brenda Policisë së Kosovës, viktima dhe i dyshuari të martën janë parë bashkë në qytet, ku janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

    Pas intervistimit, e mitura ka kërkuar të kthehet te familja e saj.

    “Në lidhje me rastin, është marrë njësiti i hetimeve rajonale ku ka bërë intervistimin e viktimës në prezencën e prindit dhe pas intervistimit viktima ka shprehur dëshirën që të shkojë tek familja e saj. e njëjta ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore”, kanë deklaruar për Express burime nga Policia.

    14-vjeçarja, me urdhër të prokurorit do të dërgohet të mërkurën për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    Ndërkaq i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rastin e ka lajmëruar babai i të miturës.

    “Bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet- Fsh. Rogovë, Gjakovë 02.03.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare (e mitur) është larguar nga shtëpia dhe dyshon se është larguar me një të dyshuar kosovar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

    Nga Rubrika
    Kronika26 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore, ka fyer dhe...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas Policisë...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture. Sipas Policisë së...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.