Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    14 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 120 pacientë me Covid-19.

    Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, të Spitalit të Pejës, përcjell FrontOnline.

    Sipas këtij njoftimi, nga 120 pacientë sa janë duke u trajtuar në këtë spital, 3 prej tyre janë në respirator, 103 me oksigjenoterapi,kurse 14 në gjendjë më të rëndë.

    Njoftimi i plotë:

    Gjendja me Covid-19 është mjaft e vështirësuar. Pas lëvizjeve të brendshme tashmë i gjithë Blloku Internistik përfshirë: Repartet e Infektives, Internos, Neurologjisë, Pskikiatrisë dhe dy katet e Spitalit të Mushkërive janë duke trajtuar vetëm pacientë me Covid -19. Repartet e lartëcekura janë transferuar në Bllokun e Kirurgjisë ku janë liruar ambiente brenda Reparteve të Kirugjisë në mënyrë që shërbimet shëndetësore të mos mungojnë për asnjë moment.

    120 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 103 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 11 Infermier dhe 8 punëtor të Shërbimit Teknik./FrontOnline/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen...
    Lajme24 Mars 2023
    Dita e 24 marsit e vitit 1999 nuk harrohet nga qytetarët e Kosovës pasi në atë ditë nisën sulmet e NATO-s ndaj...
    Lajme24 Mars 2023
    23 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 140 testime të bëra. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Vendet perëndimore do të duhet të mbështesin Ukrainën edhe për një kohë të gjatë, në mes të pushtimit të plotë të vendit...
    Lajme24 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar 24 vjetorin e intervenimit të NATO-s, duke theksuar se Aleanca atëbotë veproi për njerëzimin dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson se një Ballkan i bashkuar si në ekonomi edhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë...
    Lajme24 Mars 2023
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar se sot shënojmë 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.