×
  • Lajme
  • Lajme

    14 familje mbesin pa strehë nga ndërtimi i parkingut nëntokësor në Prishtinë

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Katërmbëdhjetë familje në qendër të Prishtinës, shqiptare e serbe, duhet të largohen nga barakat që kanë jetuar me dekada për t’ia lëshuar vendin ndërtimit të një parkingu të ri nëntokësor.

    Ata janë vendosur aty gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, për të jetuar përkohësisht, dhe nuk kanë dokumente se ato janë prona të tyre.

    Islam Kuleta dhe gruaja e tij Sherifja, po i bëjnë gati thasët me rroba për t’u larguar nga Baraka në të cilën jetuan më shumë se 30 vjet.

    Komuna e Prishtinës ka kërkuar që të largohen nga ky vend para datës 1 dhjetor.

    “Kah t’ia mbaj unë? Ja ku i kam thasët, gjoja se me të parin, që nuk gjej vend, unë duhet të dal me këta thaës në oborr të Bibliotekës të qëndroj”, thotë Islam Kuleta.

    Në këto Baraka që ndodhen në oborrin e Universitetit të Prishtinës, jetojnë 14 familje shqiptare dhe serbe.

    Më 11 nëntor, Komuna e Prishtinës, përmes një vendimi njoftoi banorët se ata duhet të largohen më së largu deri më 1 dhjetor pasi po shfrytëzojnë jashtëligjshëm hapësirat shoqërore.

    Në këtë vend tashmë kanë filluar edhe punimet për parkingun nëntokësor. Barakat pritet të rrënohen.

    Komuna ka premtuar se kush ka dokumentacion të rregullt për shfrytëzim, do t’i paguhet qiraja e banimit deri në pesë vjet. Ata që nuk kanë dokumentacion të rregullt do t’u paguhet qiraja e banimit për vetëm gjashtë muaj.

    “Çka bëj unë pas gjashtë muajve, çka? Kah shkoj unë? Gruaja e ka socialin 60 euro, unë pension 90 euro. Kah t’ia mbaj unë? Asgjë, vetëm shpirtin edhe këto rroba që i kam veshur se asgjë tjetër të gjallë nuk kam”, thotë Kuleta.

    Shumicës së personave që jetojnë në këto Baraka u ishin dhënë hapësirat në shfrytëzim nga Qendra e Studentëve në Prishtinë nga vitet e 70’ta deri në vitet e 90’ta./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar për lajmin e refuzimit të projektit të Fahrije Hotit, fermere nga Krusha e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Mes dy personave në Lipjan ka ndodhur një mosmarrëveshje për një pronë e cila ishte në shqyrtim gjyqësor. Në lidhje me këtë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë një seance gjyqësore në Pejë, një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një shtetas turk ka raportuar se është grabitur në Prishtinë, ku derisa ka qenë në rrugë, ishte ndalë një veturë  nga e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Anëtari i Listës Guxo në Komisionin për Persona të Pagjetur dhe Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, Nasuf Bejta, thotë se për...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Në dy raste të ndara, policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi u është gjetur substanca narkotike. Rasti i parë ka...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur. Policia ka bërë të ditur se zjarri është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.