×
  • Lajme
  • Lajme

    1350 pacientë në listën e pritjes në Klinikën e Radiologjisë në QKUK

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2024

    Pacientët në Klinikën e Radiologjisë në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdojnë të ballafaqohen me listë të gjatë të pritjes.

    Drejtoresha e Klinikes së Radiologjisë, Shkendije Nuza, ka dhënë për “Front Online” një pasqyrë të detajuar mbi gjendjen aktuale të pritjes së pacientëve, si dhe sfidat me të cilat përballet klinika.

    Sipas Nuzës, lista e pritjes për rezonancë magnetike (MRI) është me termine të caktuara deri më 17 janar 2025 për rastet e zakonshme (të ftohta).

    “Lista e pritjes për MRI termine për raste të ftohta është 17. 01.2025( këtu kanë ndikuar edhe  festat e fundvitit )”, tha ajo për FrontOnline.

    Ndërsa për rastet onkologjike, ajo thotë se ekzaminimet planifikohen sipas kërkesave të Onkologëve.

    “Kjo do të thotë se çdo pacient që kërkon një vizitë onkologjike, do të ketë një plan ekzaminimi në përputhje me rekomandimin e mjekut onkolog”, ka theksuar ajo.

    Lista e pritjes për rezonancë magnetike për fëmijët ka shkuar deri më 14 janar 2025

    Nuza deklaron se për pacientët spitalorë, terminët nuk janë të parapara, pasi këto raste planifikohen direkt nga klinicistët.

    Ndërkaq, për fëmijët që kanë nevojë për MRI me anestezion, lista e pritjes është gjithashtu e ngarkuar, me termine të fundit për janar 2025, ku data më e afërt është 14 janari i vitit të ardhshëm.

    “Rastet spitalore nuk kanë termine, planifikohen  sipas klinicistëve. Lista e pritjes për fëmijë me anestezion  është me   14 .01.2025, pasi që dy të marte janë anuluar për shkak të festave fund viti( ekzaminimi i fëmijëve me MRI me anestezion bëhet  ditën e martë për fëmijë ambulantor, dhe premte spitalor)”.

    Nuza thotë se lista e pritjes për MRI ka 1350 pacientë, derisa kërkesa ditore janë nga 35 e deri në 70 pacientë.

    “Kërkesat për ekzaminime të ndryshme janë në rritje të vazhdueshme, përfshirë radiografi, ultrazë, CT, MRI, mamografi, angjiografi dhe biopsi. Për momentin, lista e pritjes për MRI ka 1350 pacientë, dhe kërkesat ditore janë nga 35 deri në 70 pacientë ditorë”, shpjegon Nuza.

    Drejtoresha e Radiologjisë: Duhet të shtohet numri i stafit radiologjik

    Drejtoresha e Radiologjisë, Shkendije Nuza në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me sfidat e klinikës që ajo drejton.

    Nuza ka theksuar se rritja e kërkesave dhe listës së pritjes ka sjellë nevojën për shtimin e stafit.

    Kërkesa tjetër e kësaj klinike sipas Nuzës, është edhe ngritja e shërbimeve të nivelit terciar.

     “Kërkesat e shumta për ekzaminime, rritja e numrit të shërbimeve radiologjike, referimet nga të gjitha qytetet edhe pse shumica kanë aparate të CT, dhe dy qytete përveç QKUK kanë edhe MRI. Me rëndësi është edhe shtimi i numrit të stafit  radiologjik si teknik ashtu edhe radiolog, dhe qëllimi është ngritja e shërbimeve të nivelit terciar”, theksoi ajo.

    Për nëntë muaj mbi 120 mijë pacientë morën shërbime në Radiologji

    Për periudhën 9-mujore, Klinika e Radiologjisë ka realizuar një numër të konsiderueshëm shërbimesh për qytetarët, duke siguruar diagnostikimin dhe trajtimin për një numër të madh pacientësh

    Gjatë 9 muajve kjo klinikë ka kryer shërbime për 120,684 pacientë, kështu ka bërë të ditur për “Front Online” drejtoresha e Radiologjisë, Shkendije Nuza.

    Derisa ajo ka bërë të ditur edhe cilat shërbime janë kontrolluar pacientët.

    “Radiografi: 65,302 pacientë

    CT (Tomografi Kompjuterizuar): 21,348 pacientë

    MRI: 11,250 pacientë

    Mamografi: 1,219 pacientë

    Ultrazë: 19,322 pacientë

    TK Angjiografi: 1,316 pacientë

    DSA (Angjiografi Digjital): 50 pacientë

    Biopsi: 936 pacientë

    Stroke/Trombektomi mekanike: 10 pacientë

    Në total, klinika ka shërbyer për 120,684 pacientë (ky numër përfshin pacientët që kanë marrë më shumë se një shërbim, veçanërisht ata në urgjencë)”, tregoi ajo./FrontOnline/

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ambasada e Kosovës në Gjermani ka kërkuar nga kosovarët që jetojnë në Gjermani të kontaktojnë ambasadën nëse kanë nevojë për ndihmë, pas...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur ngushëllime për viktimat nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin...
    Të tjera
    Vip20 Dhjetor 2024
    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka folur në lidhje me situatën që u krijua në mes Gjestit dhe...
    Vip20 Dhjetor 2024
    Këto ditë u shoqëruan me shumë debate e dinamika në shtëpinë ë Big Brother VIP Kosova 3. Një prej tyre ishte edhe...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin në qytetin Magdeburg të Gjermanisë ku deri më tani kanë mbetur së paku...
    Bota/Rajoni20 Dhjetor 2024
    Njëri prej të vrarëve në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë ishte një fëmijë i vogël. Kështu ka thënë...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj sulmit tragjik që ndodhi në tregun e...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë 2030, kryeministri i Kosovës, Albin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.