×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sa e ka rrogën Papa Leo XIV?

    FrontOnline
    09 Maj 2025

    Në Vatikan dje u zgjodh Papa i ri, Leoni XIV, dhe vëmendja, ndër të tjera, u përqendrua edhe te të ardhurat e tij, të cilat mund të konsiderohen modeste, duke pasur parasysh pozitën që mban si kreu i Kishës Katolike Romake.

    Në fakt, të ardhurat mujore të Papës janë vetëm 2650 euro dhe se këto të ardhura janë më shumë simbolike.

    Megjithatë, vlen të theksohet se kreu i Selisë së Shenjtë përfiton edhe nga rrugë të tjera, shkruan dailymail.

    Vatikani i siguron Papës fonde për donacione, automjete, mbrojtje, sigurim shëndetësor, banesë dhe udhëtime.

    Në total, vlera e të gjitha këtyre përfitimeve, si dhe e aseteve të tjera që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Papës, vlerësohet në 12 milionë euro.

    Ndryshe, Vatikani financohet nga burime të ndryshme. Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga donacionet e besimtarëve në mbarë botën, si dhe nga të ardhurat e turizmit dhe muzeve të Vatikanit.

    Megjithatë, gjithashtu vlen të theksohet se të gjitha këto privilegje i takojnë Papës vetëm në kuadër të ushtrimit të funksionit të tij, dhe ai, të paktën sipas deklaratave të të gjithë liderëve të Kishës Katolike në kohët moderne, pritet të jetojë në mënyrë modeste.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    “Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj,...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Të gjithë 48 personat në bord të një avioni pasagjerësh Antonov An-24 që u rrëzua në Lindjen e Largët të Rusisë të...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Britania dhe India nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të enjten gjatë një vizite të kryeministrit indian Narendra Modi. Ujdia në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta ketë “shumë të vështirë të ruajë nivelin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës lidhur me rastin e tentim vrasjes...
    Lajme24 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka thënë se është krijuar “alarm i panevojshëm” mbi cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë meqë mostrat ende...
    Sport24 Korrik 2025
    Një marrëveshje mes Bayer Leverkusen dhe Sunderland për Granit Xhaka aktualisht konsiderohet shumë pak e mundshme, sipas BILD. Xhaka u ka bërë...
    Lajme24 Korrik 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës...
    Lajme24 Korrik 2025
    Koordinatorja e veprave penale për luftimin rasteve të trafikimit me qeniet njerëzore dhe kontrabandimit me emigrantë, prokurorja e shtetit nga Departamenti i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.