13 persona janë shoqëruar në polici pasi janë kapur duke luajtur bixhoz në orën 2 të mëngjesit në fshatin Greme të Ferizajt.
Policia njofton se njësitet reaguese në Ferizaj, menjëherë janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur në 13 të dyshuarit.
Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur: një pako me 2061 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 20 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat më pas janë konfiskuar.
“Pasi janë kontrolluar të gjithë personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pronari i lokalit S.M ( M/K) i moshës 35 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për veprën ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ndërsa personat tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore”, thuhet tutje në komunikatë,