×
  • Lajme
  • Lajme

    13 mijë e 726 raste aktive me COVID-19

    FrontOnline
    29 Mars 2021

    Nga 13 marsi i vitit 2020 kur edhe u shfaqën raste e para pozitive, në Kosovë janë infektuar me COVID-19, 87 mijë e 981 qytetarë.

    Covid-19 për një vit mori jetën e 1 mijë e 840.

    Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se në vend janë 13 mijë e 726 raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 914 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 87.981 raste nga 414.902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.840 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 602 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72.415 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.726”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 302 raste, Gjakovë 77 raste, Prizren 65 raste, Gjilan 64 raste, Mitrovicë 60 raste, Lipjan 46 raste, Ferizaj 38 raste, Pejë 31 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Klinë 25 raste, Kamenicë 22 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 19 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Dragash 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Istog 4 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Hani Elezit, Graçanicë, Shtime dhe Viti.

    Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëjnë thirrje për respektim të masave antiCOVID-19, meqë numri i rasteve të vdekjes por edhe i rasteve pozitive ka shënuar rritje javët e fundit.

    “Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 914 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 302 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 10 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    UEFA sot pritet të marrë vendim rreth ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u zhvillua të premten në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre si shkak...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos “mërzitet” dhe të mos reagojë nëse akuzat...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një sulm izraelit ndaj një pallati shumëkatësh në Gazën veriore, shkaktoi dhjetëra dhe vrarë dhe të plagosur. Ndërsa ende nuk ka një...
    Sport17 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot në Maqedoninë e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.