Janë numëruar gati gjysma e votave në nivel vendi nga KQZ. LDK po shkon drejt rezultatit më të dobët në histori të saj.
LDK për momentin ka fituar vetëm 44.813 vota në të gjithë vendin, ndërkohë që kjo përkthehet në 13.64% të votave.
Nëse vazhdon ky trend, LDK do të ketë rezultatin më të dobët ne histori të vendit.
LDK nuk po prin në asnjë komunë në të gjithë vendin.
Ndërkohë, sikur mos të mjaftonte kjo, Vetëvendosje po e mposht Agim Veliun edhe në katund të vetin dhe po e mposht edhe në vendlindjen e Avdullah Hotit, Rahovec.
Në të gjithë komunat që kishte fituar LDK në zgjedhjet e kaluara më 6 tetor 2019, ajo po pëson humbje nga VV’ja.
KQZ ka numëruar 300 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 47.62% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.63% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.76% të votave, shkruan Express.
Aktualisht AAK ka 8.6% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.
Nisma aktualisht ka 2.68% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.