Nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur sot se 1 person është shëruar nga COVID-19 ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Nga kjo komunë është bërë e ditur se deri tani 744 persona janë infektuar me koronavirus.
Ndërsa, 573 prej tyre janë shëruar si dhe 126 janë raste aktive.
“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 744 persona, prej tyre, 573 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 126 persona”, është thënë nga kjo komunë.