Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar sot se aty po trajtohen 124 pacientë të infektuar me COVID-19, derisa 19 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Nga spitali bëjnë të ditur se 3 pacientë janë në respirator dhe 101 janë në oksigjenoterapi.
Ndërsa 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 124 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 101 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Ndërsa, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.