×
  • Kronika
  • Kronika

    122 viktima në 9 muaj, Shqipëria, gati dyfish më shumë vdekje nga aksidentet rrugore se BE

    FrontOnline
    16 Nëntor 2022

    122 viktima në 9 muaj, Shqipëria, gati dyfish më shumë vdekje nga aksidentet rrugore se BE

     40 sekonda më parë

    Megjithëse në rënie, Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve që humbin jetën në aksidente rrugore. Vitin e shkuar pati 70 vdekje për 1 milion banorë, tregues ky ndjeshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian e madje Kosovës.

    “Policia Rrugore duhet të iki nga pritat rutinë nëpër rrugët kombëtare. Makinat inteligjente mund ta kryejnë më së miri kontrollin e shpejtësisë”, thotë Blendi Gonxhja.

    Por, a është gati Shqipëria të hedhë këtë hap? Altin Qato shprehet: “Ne kemi shumë akse rrugore kombëtare, por edhe rurale që jo të gjitha i kanë parametrat në nivelin ku ne të heqim punonjësit e policisë totalisht nga këto akse rrugore. Ka disa mangësi dhe të meta që janë burim ose i kthejnë në njolla të zeza siç i quajnë ne”.

    Në pjesën më të madhe të rasteve në aksidente përfshihen autovetura, por nuk mungojnë as mjetet e një tonazhi më të madh. Në kushtet që aksidentet rrugore vijojnë të marrin shumë jetë, duhet punuar me përgatitjen e qytetarëve në dhënien e ndihmës së parë thonë përfaqësues nga Kryqi i Kuq.

    Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në 9-mujorin janar-shtator pjesa më e madhe e atyre që u përfshinë në një aksident rrugor ishin të grup-moshës 25 deri në 34 vjeç, ndërsa më të përgjegjshmit rezultojnë ata mbi 60 vjeç./A2

    Nga Rubrika
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.