Siç raportohet, një epokë krejtësisht e re për Porsche 911 do të nisë me 28 maj.
Kjo pasi po në atë datë prodhuesi po planifikon të debutojë modelin e parë hibrid 911, duke e shtyrë kështu veturën sportive ikonike drejt një epoke moderne.
Marka gjermane e ka zbuluar se hibridi e kalon pistën e Nordschleife për 7 minuta e 16.9 sekonda.
“Për herë të parë në historinë 61 vjeçare të modelit tonë ikonë, ne po instalojmë një sistem hibrid në të”, tha Frank Moser, zëvendës president i Porsche.
Ndryshe, detajet e motorit hibrid janë ende të panjohura.
Megjithatë, Porsche ka deklaruar se synon performancën, e jo efikasitetin.
Bëhet e ditur se debutimi i modelit 911 do të bëhet më 28 maj. /Telegrafi/