×
  • Kronika
  • Kronika

    12 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 12 raste të dhunës në familje ku të gjitha viktimat kanë qenë gra.

    Të gjitha rastet e raportuara në Polici të dhunës në familje mund t’i gjeni më poshtë, sipas qyteteve nga janë raportuar:

    Fushë-Kosovë, 16.04.2024, 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Podujevë, 16.04.2024, 14:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, si dhe ka refuzuar urdhrin mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Podujevë, 16.04.2024, 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar në Repartin Psikiatrik për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti nën hetime.

    Dhunë në familje & kanosje

    Prishtinë, 10.04.2024, NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit, e kishte kanosur përmes telefonit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, pasi e njëjta ishte e shqetësuar. Rasti nën hetime.

    Dhunë në familje

    Prishtinë, 04.04.2024, 00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

    Fushë-Kosovë, 16.04.2024 19:46. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje të anëtarëve të familjes, një mashkull kosovar (vjehrri) dhe dy femra kosovare (nusja dhe kunata) ka ardhur deri te shtyrja në mes tyre, me ç’rast të njëjtët kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët lirohen në procedurë të rregullt.

    Gjilan, 16.04.2024, 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike, pasi kishte fyer viktimat femra kosovare, nënën dhe mbesën e tij, si dhe i njëjti mbesën e kishte kapur me dy duart për fyti. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ferizaj, 16.04.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vijë në shtëpi të mos e gjejë aty. E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës, pasi ndihet e rrezikuar nga i dyshuari. Pas intervistimit, e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj.

    Ferizaj, 16.04.2024, 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi nën ndikim të alkoolit 1.32 promilë ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    Klinë, 16.04.2024 – 10:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari me të meta mendore sipas raportit të mjekut është dërguar në mbajtje.

    Deçan, 16.04.2024, 20:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur, mashkull kosovar, pasi si recidivist i veprës edhe sot kishte përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    Pejë, 13.04.2024, 13:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Ka kaluar gjysma e janarit, dhe ende nuk ka tym të bardhë. Kjo shprehje përdoret për zgjedhjet e një Pape në Vatikan,...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve. Afati i paraparë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se të mërkurën është procesuar pagesa e pensioneve që janë paraparë të dalin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.