Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në polici 12 raste të dhunës në familje e ku viktima janë femrat.
Në të 12-të rastet kanë përfunduar të arrestuar 14 persona.
Më poshtë i gjeni rastet e raportuara në Polici:
· Prishtinë 2021-2022. Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ka ushtruar dhunën fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 05.12.2022 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Kaçanik 05.12.2022-17:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kërkuar para nga viktima femër kosovare–motra e tij dhe në momentin kur viktima nuk i kishte dhënë paratë, i dyshuari kishte thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Shtime 05.12.2022-20:25 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-resë së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prizren 28.11.2022-23:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· Suharekë 05.12.2022-16:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një pushkë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Pejë 02.12.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka dërguar SMS me përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Pejë 05.12.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Pejë 05.12.2022-18:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë 04.12.2022 – 23:30. Janë arrestuar tre vëllezër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët në gjendje të dehur ishin fjalosur, mes veti dhe njëri prej tyre kishte tentuar ta sulmojë tjetrin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
· Gjakovë 01.07.2022-07:00 Në lidhje me rastin, më 05.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Mitrovicë Jug 05.12.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.