Spitali i Pejës përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 58 pacientë me Covid-19.
Prej tyre, pesë janë ën respirator, 37 në oksigjenoterapi dhe 12 janë në gjendje më të rëndë, përcjell Front Online.
Njoftimi I plotë:
58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 178 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
1 lindje ka qenë me prerje cezariane. Ka lindur 1 foshnje e gjinisë mashkullore.
249 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3628 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione./Front Online/