
Policia e Kosovës, ka ofruar statistikat për numrin e aksidenteve dhe gjobave përgjatë muajit shkurt në rajonin e Ferizajt.
Aty njoftohet se gjatë këtij muaji, në këtë rajon, janë raportuar 116 aksidente në komunikacion, ku 54 kanë qenë me lëndime, dhe, 62 me dëme materiale.
‘‘Po ashtu, gjatë muajit shkurt -2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 5.691 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 120 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut’’, njoftohet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata:
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në rajonin e Ferizajt
Gjatë muajit shkurt- 2026, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, janë raportuar gjithsej 116 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:
– 54 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 66 persona
– 62 aksidente me dëme materiale.
Për krahasim, gjatë muajit shkurt të vitit 2025 ishin raportuar gjithsej 119 aksidente, prej tyre:
– 1 me fatalitet , 1 person i vdekur
– 42 aksidente me lëndime, 58 persona të lënduar
– 76 aksidente me dëme materiale.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një zbritje prej – 2.5 %.
Po ashtu, gjatë muajit shkurt -2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 5.691 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 120 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Në muajin shkurt të vitit 2025 ishin shqiptuar gjithsej 4.426 gjoba, që paraqet një rritje prej + 28.5 % këtë vit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor.
Apelojmë tek të gjithë shoferët e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut.
Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo kundërvajtje në komunikacion përmes:
– Aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë :
-192,
– 0290/326-250,
– 0290/322-406.