×
  • Lajme
  • Lajme

    112 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Sot janë mbushur plot 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

    28 nëntori i 1912-tës, shënon një nga datat më të mëdha në histori për shqiptarët anekënd globit.

    Në krye me Ismail Qemalin, u bë realitet ëndrra pesëshekullore për mëvetësi.

    Kjo ishte edhe fryt i përpjekjeve dhe luftërave të shqiptarëve për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar, ku mijëra e mijëra njerëz u sakrifkuan dhe dhanë jetën për arritjen e këtij qëllimi.

    Akti i shpalljes së Pavarësisë u bë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës.

    Ky vendim i hapi rrugë shqiptarëve që ta fitojnë shtetin e tyre dhe të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

    28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, nga njëra anë sepse iu dha fund sundimit gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

    Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të fqinjëve ballkanikë, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

    Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e Ditës së Flamurit dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, krerët institucional kanë nisur homazhet në Prekaz. Andaj në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në Vlorë festimet për 28 Nëntorin kanë nisur ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie. Sipas A2 CNN, i gjithë territori...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit. Nëpërmjet një fotografie të flamurit kombëtar të postuar në...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 nëntorin. Kurti foli rreth projektit të Kompleksit Memorial “Adem...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person i cili është hasur dje në një rrugë të Fushë Kosovës, ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKMF. Kështu...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Sot u bënë 27 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk shënon vetëm...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për FrontOnline, e theksoi si alarmante situatën e marrëdhënieve politike mes Kosovës dhe Shqipërisë,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Shqipëria sot shënon 28 nëntorin, 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka zgjedhur...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 69 vjet. Ai u lind më 28 nëntor 1955 në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.