×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    11,000 kamera vëzhgojnë stacionet e trenave të Gjermanisë

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2024

    Infrastruktura hekurudhore në Gjermani ka shumë probleme. Udhëtarët e përjetojnë këtë çdo ditë me vonesat e trenave. Të paktën teknologjinë e sigurisë në stacionet e trenave tani është modernizuar.

    Në Gjermani të gjitha stacionet kryesore të trenave janë pajisur tani me teknologji moderne të kamerave vëzhguese për të rritur sigurinë. Hekurudha Gjermane, Deutsche Bahn (DB) dhe Ministria Federale e Brendshme në Berlin, bënë të ditur, se është jetësuar një program i zhvilluar teknologjik për vëzhgimin me video. Në rreth 750 stacione treni në Gjermani janë në funksionim gjithsej 11.000 kamera. Numri i tyre pothuajse është dyfishuar që nga viti 2012. Ky projekt u mbështet me 180 milionë euro nga federata.

    Sipas Deutsche Bahn e Ministrisë Federale të Brendshme falë teknologjisë së re, policia federale tashmë ka trefishuar numrin e zbardhjes së krimeve në krahasim me vitin 2019. “Në këtë mënyrë, ne rrisim sigurinë e udhëtarëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike hekurudhore,” tha Ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser.

    Drejtori i infrastrukturës hekurudhore gjermane, Berthold Huber shtoi se kamerat moderne mundësojnë një pamje të përgjithshme të stacioneve nga mbi 30,000 kënde të ndryshme. Ata mbështesin policinë federale “në mënyrë efektive në luftimin e krimit”. Kamerat me shumë sensorë në rezolucionin HD të plotë e mundësojnë këtë. Policia Federale dhe DB po testojnë së bashku efektivitetin e prezencës personale të forcave të sigurisë dhe teknologjisë e koncepteve të reja.

    Apel i ministrit të Transportit për qeverinë e ardhshme

    Por problemi shumë më i madh për Hekurudhën Gjermane, Deutsche Bahn është infrastruktura e vjetëruar- shinat, teknologjia e sinjalizimit, urat dhe tunelet. Si rezultat, shumë trena në distanca të gjata në Gjermani tani arrijnë me vonesë në destinacionin e tyre.

    Ministri Federal i Transportit në detyrë, Volker Wissing i bëri  thirrje qeverisë së ardhshme federale, pas zgjedhjeve federale në fund të shkurtit, që të sigurohet shpejt financimi i itinerareve të rëndësishme hekurudhore.

    “Këto çështje duhet të sqarohen përfundimisht me buxhetin e parë pas zgjedhjeve federale”, u shpreh politikani jopartiak për agjencinë gjermane të shtypit, DPA. “Ne kemi nevojë për këtë si një sinjal për industrinë e ndërtimit, e cila duhet të krijojë kapacitete të përshtatshme.” Pa financim të mjaftueshëm nuk do të ketë infrastrukturë funksionale.

    Kohët e fundit, më shumë se çdo i tret tren “Intercity Express” (ICE) ose “Intercity” në Gjermani nuk ishte i përpiktë. Hekurudha Gjermane fajëson infrastrukturën e rrënuar për këtë. Deri në vitin 2030, 41 itinerare veçanërisht të përdorshme do të rinovohen rrënjësisht. Në tre vjet, 75 deri në 80 për qind e trenave në distanca të gjata do duhet të funksionojnë përsëri në kohë./DW/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Tre persona janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi Vardar afër Shkupit, pasi vetura e tyre doli nga rruga Rashçe-Saraj të enjten...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku babai kishte vrarë të birin duke e qëlluar me armë. Autori i ngjarjes,...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin e dështuar ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit. Antonio Merkaj dhe...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Viti 2024 ishte mjaft sfidues për shtetin, përkatësisht për institucionet e sigurisë. Përgjatë vitit që lamë pas, vendi ynë u përballë në...
    Lajme03 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Lajme03 Janar 2025
    I lidhur në një karrocë invalidësh që nga mosha 2 vjeçare, 55 vjecari nga qyteti i Gjilanit, Avdil Ibishi në një rrëfim...
    Lajme03 Janar 2025
    Për sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët e...
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.