Kemi hyrë në ditën e 12 të muajit shkurt dhe minatorët e “Trepçës”, ende nuk kanë marrë pagat e janarit, e kjo ka detyruar që disa punëtorë të hyjnë në grevë.
110 punëtorë janë aktualisht në minierë të cilët nuk kanë dalur nga horizonti, si shenjë greve.
Këtë e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, i cili tha ndërrimi i tretë nuk ka punuar fare, ndërsa sot grevës iu kanë bashkuar edhe 110 punëtorë.
“Na jena shku si sindikatë dhe menaxheri u shku dhe ka spjegu se brenda qësaj jave duhet me prit dhe rrogat i keni 100 për qind, një pjesë nuk ka pranu, një pjesë tjetër kanë shku në shtëpi. Janë met nja 110 vetë, ndrrimi i 3 s’kanë punu hiq, ndërsa ndrrimi i parë nja 110 vetë janë në minierë që ju kanë bashkangjit grevës”, tha Osmani.