×
  • Front TV
  • Front TV

    11 muajt e harresës, tetori e rikthen vëmendjen ndaj grave me kancer të gjirit

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Për 11 muaj të harruara nga shteti.

    Pa përkrahje e në mungesë të shërbimeve shëndetësore, gratë me kancer të gjirit duhet të luftojnë të vetme sfidën më të vështirë.

    Përkrahjen e nevojshme nga Qeveria e institucionet tjera, ato thonë se e marrin vetëm gjatë muajit tetor, i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit.

    Nafije Latifi, e cila udhëheq Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, në një intervistë për Front Online, ka treguar se në vitin 2004 ajo ishte sëmurë me sëmundjen e kancerit të gjirit.

    Atë kohë, ajo ishte ballafaquar me mungesë të shërbimeve shëndetësore, andaj edhe i ishte dashur të kërkonte trajtim jashtë vendit.

    “Unë jam sëmur në vitin 2004. Në atë kohë nuk ka pasur as Institut Onkologjik as onkolog. Diagnostika ka qenë shumë e vështirë. Pastaj për trajtim më është dashur të dal jashtë Kosovës. Ka qenë shumë e vështirë”, ka thënë ajo.

    Përkundër që nga viti 2004, ajo thotë se ka pasur përmirësime në shëndetësi, numri i grave që po sëmurën me këtë sëmundje po rritet.

    Latifi ka thënë se brenda një viti mesatarisht 350 gra atakohen me këtë sëmundje.

    “Mesatarisht atakohen rreth 350 gra, por këtë vit në Institutin Onkologjik janë paraqitur 250 gra. Ky numër me siguri do të ishte më i madh sikur të mos ishte pandemia, me ç’rast gratë nuk kanë arritur të shkojnë në kontrolle dhe të diagnostikohen mëherët”, ka theksuar ajo për Front Online.

    Sipas saj, kanceri i gjirit atakon më shumë gratë e moshës rreth 50 vjeçe, por që për fat të keq, po ka edhe të vajza të reja që po sëmuren.

    Mungesa e barnave dhe shërbimeve shëndetësore për gratë me kancer

    Përveç vështirësive që ua sjell kjo sëmundje, Latifi ka treguar se këtyre grave nuk u mbulohen kërkesat e tyre për barna, e për shërbime shëndetësore.

    “Çdo ditë në Institutin Onkologjik trajtohen 150 deri në 200 persona. Me staf me mbulushmëri me barna ka probleme e mos të flas për nevojat e grave edhe për ndihmë shtesë, si me paruke, gjoksore e proteza që ndikojnë në psiqikën e grave kur ato mungojnë”, ka deklaruar ajo.

    Latifi të rëndësishme e ka parë edhe diagnostikimin e kësaj sëmundje me kohë.

    Ajo ka kërkuar që së paku gjatu majit tetor në Qendrat e Mjekësisë Familjare të punohet çdo ditë në mënyrë që gratë të arrijnë të kryejn kontrolle.

    “Kemi aparaturë dhe mundësi të diagnostikimit pak më të mëdha, por nuk bëhet një mobilizim së paku gjatë muajit tetor, kërkesë të cilës ja kam bërë Ministrisë së Shëndetësisë, që i gjithë stafi dhe aparatura që ekziston në Qendrat e Mjekësisë Familjare, të punojnë gjatë tërë ditës që gratë të diagnostikohen e të mos presin lista”, ka shtuar ajo.

    Gratë me kancer, pa përkrahje nga shteti

    Edhe pse mbështetja e familjes nuk ju mungon, gratë me kancer të gjirirt nuk mbështeten sa duhet edhe nga shteti.

    Latifi është shprehur se nuk po mendohet sa duhet për këto gra.

    “Qeveritë tona po ndërrohen, po kanë punë më të rëndësishme sipas tyre, e jo të mendojnë për shëndetin e popullit. Kështu që ne kemi Institutin Onkologjik i cili në të vërtet i trajton këto gra me kancer të gjirit me përkushtim njerëzor e profesional”, ka thënë ajo për Front Online.

    Përndryshe, ajo ka treguar se është rritur vetëdijesimi i grave për të kryer kontrolle, në mënyrë që të parandalohet me kohë kjo sëmundje.

    “Mjaft nuk është kurrë, mirëpo shumë më tepër janë të informuara dhe ndërgjegjësuara gratë se sa mundësia që ju ofron shoqëria për diagnostikim dhe trajtim. Ne kemi bërë çdo gjë të mundshme që gratë ta dinë që kjo sëmundje atakon çdo të 10 grua, dhe të kenë kujdes për shëndetin e tyre”, ka shtuar ajo për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.