18 shkurti erdhi dhe shumica e shqiptarëve sot e kanë mendjen te finalja e madhe e Big Brother VIP Albania. Beniada, Donaldi, Iliri dhe Einxhel janë kandidatët për trofeun e madh.
Shqiptarët kanë patur 7 ditë kohë për të votuar dhe gjithsej një personi i lejohen 5 vota në ditë. Pra, një numër telefoni mund të bëjë 5 SMS në ditë. Një SMS kushton 600 lekë të vjetra.
Pretendohet se eshte zbuluar procesi i votimit të deritanishëm, kur kanë ngelur edhe pak orë nga finalja dhe fundi i televotimit. Deri tani Top Channel ka marrë gjithsej 1,1 milionë vota.
Me një llogari të thjeshtë, i bie që deri tani kanë votuar rreth 30 mijë shqiptarë, secili me një numër telefoni. Kryesuesit momentalë janë Iliri dhe Donaldi, një balerin kundër një aktori, shkruan revista kosovarja.
Donaldi kryeson me 499 mijë vota në total, ndjekur nga Iliri me 472 mijë vota. Në vend të tretë renditet Beniada me 134 mijë vota, kurse Einxhel është e fundit me 95 mijë vota.
Se kush do të fitojë, ende nuk mund ta thotë kush. Një gjë dihet me siguri: bujën që ka patur ky edicion nuk do ta ketë asnjë Big Brother VIP në histori.