×
  • Lajme
  • Lajme

    109 mijë e 924 votues nga diaspora, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    106 mijë e 924 është numri i qytetarëve që jetojnë në mërgatë e që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Dy vendet me më së shumti votues të regjistruar janë Gjermania dhe Zvicra

    Sipas një grafike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, kërkesa e 44 mijë e 774 qytetarëve që jetojnë Gjermani është pranuar për të votuar në këto zgjedhje.

    Zvicra numëron plot 27 mijë e 248 qytetarë që janë regjistruar për votim.

    Pas këtyre dy vendeve, në të tretin dhe të katërtin janë Franca dhe Suedia, ndërsa e pesta radhitet Austria.

    Sot, Komisioni Qendror Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar votimi përmes postës, për të gjithë ata, kërkesa e të cilëve është pranuar, dhe kjo zgjat deri më 8 janar.

    Por, si duhet të votoni?

    Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës.

    Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin

     

    1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.

    2. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.

    3. Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.

    4. Pasi të plotësoni fletëvotimin:

     

    Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.

    Mos shkruani asgjë mbi zarf!

    Hapi 2: Dërgoni fletëvotimin

     

    1. Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.

    2. Brenda zarfit të dytë, vendosni:

    – Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.

    – Dëftesën e regjistrimit.

     

    3. Mbi zarfin e dytë:

    – Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).

    – Vendosni një pullë postare.

    4. Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.

    Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:

    – Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).

    – Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.

    Këtë herë, KQZ-ja u ka mundësuar shtetasve të Kosovës, që jetojnë jashtë vendit, të votojnë edhe nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në 22 vende të botës.

    Vendvotimet në përfaqësi diplomatike dhe konsullore do të jenë të hapur prej orës 07:00 deri në ora 19:00, sipas kohës lokale në vendet përkatëse.

    Qendrat e votimit në përfaqësi diplomatike të Kosovës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë në këto shtete:

    Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Mbretëri të Bashkuar, Norvegji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Zvicër.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim ndaj 12 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”. 11 prej tyre, Gjykata i dënoi me...
    Lajme09 Janar 2025
    Ambasada e Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar me...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Vetëvendosje ka vendosur që të bojkotoj debatet në T7, RTV Dukagjini dhe në Klan...
    Të tjera
    Sport09 Janar 2025
    Një nga skuadrat që synonte mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajli në merkaton e janarit ishte edhe Lazio, por sipas lajmeve të...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve të Lipjanit, Malishevës...
    Vip09 Janar 2025
    Aktori Ben Affleck ka ikur nga zjarri i egër që ka shpërthyer në Pacific Palisades, duke nxituar tek shtëpia e ish-gruas së...
    Vip09 Janar 2025
    Gjatë mëngjesit të sotëm dy banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa dhe Driloni janë përplasur me fjalë. Shkak i...
    Lajme09 Janar 2025
    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji është takuar me ekipin e BERZh-it për të diskutuar rreth zhvillimeve kyçe në sektorin e...
    Lajme09 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur përpjekje të dëshpëruar për të kamufluar dështimet në qeverisje në katër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.