×
  • Lajme
  • Lajme

    104-shi i PDK-së, Ilir Tahiri

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2024

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

    Kjo listë, e cila nga PDK-ja është quajtur listë e ekipit fitues, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.

    Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe djali i dëshmorit të kombit, Adullah Tahirit, Iliri, i cila në këto zgjedhje mban numrin e 104 në listën e PDK-së.

    Iliri është një nga aktivistët më të dalluar të PDK-së në Gjilan. Ai është angazhuar në PDK që nga themelimi, fillimisht në strukturat e Rinisë Demokratike dhe më vonë në ato të degës. Ka qenë asamblist dhe bartës i listës zgjedhore në zgjedhjet lokale në Gjilan. Për 20 vjet ka punuar si shërbyes civil në disa institucione lokale. Mbrojtja dhe fuqizimi i vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është misioni i tij. Kthimi i vëmendjes së qeverisë në Anamoravë me investime dhe zhvillim ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i tij. Iliri në Parlamentin e Kosovës do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës, zëri i atyre që dëgjohen vetëm gjatë fushatave elektorale.

    Si një nga aktivistët më të dalluar të PDK-së, Iliri po hyn në këtë garë me një mbështetje të gjerë elektorale, jo vetëm në Gjilan, por edhe në tërë Kosovën dhe diasporë.

    Me fitoren e Ilirit, Gjilani dhe PDK-ja në Anamoravë do ta kthejnë mbështetjen institucionale dhe fuqizimin e sajë.

    Me Ilirin maMire për Anamoravën dhe Kosovën.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.